Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Kërkesa për ndryshimin e kufijve të Shqipërisë së 1913-s – Malisheva Press

Kërkesa për ndryshimin e kufijve të Shqipërisë së 1913-s

20150919104220133646Përfundimi i Luftës së Parë Botërore, rivendosja e paqes dhe negociatat për ardhmërinë e botës ngritën interesimin e qytetarëve të gjithë botës, e në veçanti të Britanisë së Madhe, e cila kishte dalë fuqi fituese dhe kishte interesa politike, ekonomike dhe zotërime koloniale në botë, gjersa një pjesë e konsiderueshme e qytetarëve të saj kishin marrë pjesë si ushtarë të armatës britanike në luftime, në pjesë të ndryshme të botës.

Pasi i kishte fituar në luftë të gjitha ato që dëshironte: thyerjen e fuqisë gjermane, asgjësimin e flotës ushtarake gjermane dhe pushtimin e kolonive gjermane, tani Britania e Madhe kërkonte qetësinë dhe paqen, në mënyrë që të mund t’i shfrytëzonte frytet e fitores.

Në një memorandum të Foreign Office thuhej: “Ne… nuk kemi ambicie territoriale as dëshirë për zmadhim. Ne kemi marrë gjitha ato që dëshirojmë – ndoshta më shumë. Objektivi ynë i vetëm është që të mbajmë çfarë të duam dhe të jetojmë në paqe…cilido që të jetë rezultati i një prishjeje të paqes, ne do të jemi të humburit”.

Prandaj në këto rrethana shtypi britanik u jepte rëndësi të madhe zhvillimeve politike në Evropën e pasluftës, sidomos punimeve të Konferencës së Paqes në Paris dhe mundohej t’u ofronte qytetarëve informacione të bollshme mbi këto zhvillime. Se interesimi i opinionit britanik ishte i madh, dëshmon edhe fakti se mediat britanike qysh herët kishin filluar me shkrime rreth pjesëmarrjes britanike në Konferencë, mbi delegacionin dhe objektivat, apo duke specifikuar si tema të veçanta problemet në Turqi, Ballkan, Evropën Veriore dhe atë Perëndimore.