Kërcnojnë veteranet e U Ç K-së

Protesta_veteranet1Mos përfundimi i listave përfundimtare për veteranët dhe mos zbatimi i ligjit për këtë kategori, ka bërë që rreth pesë qind veteranë të reagojnë kundër padrejtësisë që po iu bëhet atyre.

Me uniforma të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, veteranët e Hanit të Elezit, Ferizajt, të Vitisë dhe të Shtimes kanë paralajmëruar demonstratë.

Jeton Kuçi në emër të veteranëve të Hanit të Elezit dhe Kaçanikut për KosovaPress tha se nëse deri më 15 shtator Qeveria e Kosovës nuk e publikon listën përfundimtare të veteranëve dhe nuk nxjerrë udhëzimin administrativ për aplikim, atëherë ata në mënyrë të dhunshme do të bllokojnë magjistralen Prishtinë-Shkup dhe Tetovë-Prishtinë.

“Jemi përgatitur me mbajt me një demonstratë në bllokim të rrugëve Magjistrales Shkup-Prishtinë, Tetovë-Prishtinë edhe hekurudhën në forma të dhunshme. Kemi me bo bllokim jo në konsultim me Policinë. Gjitha rrugët do t’i bllokojmë me gur, me kamionë, edhe dru. Gjithë veteranët kemi me dalë me uniforma që i kemi pas në luftë. Afër 500 veteranë janë të gatshëm me u bashkëngjitë demonstratës, nga Vitia, Shtimja, Ferizaj. Në rast se deri më datën 15 nuk përfundohet lista përfundimtare e veteranëve edhe nëse nuk e nxjerrë qeveria një udhëzim administrativë për formën e aplikimit të veteranëve që na takojnë me Ligj”, tha Kuçi për KosovaPress.

Kuçi thekson se ky është paralajmërimi i fundit kundrejt Qeverisë së Kosovës.