Kërcënuan në e-mail Tahirin, arrestohet dy të rinj nga Kashari (Foto)

saimir_tahiri

Arrestohen dy personat që dyshohet se kërcënuan ministrin e Brendshëm, Saimir Tahirin, në e-mail-in e tij personal.

Policia e Tiranës arrestoi sot dy të rinjtë nga Kashari, Klodian Mahmutajn dhe Valter Meshin.

Image

Ministri Tahiri mori një e-mail kërcënues në postën e tij personale elektronike të shtunën më 14 nëntor, vetëm nj ditë pas masakrës në Paris.

Kërcënimi ishte për Shqipërinë, ndërsa dërguesi mbante emrin “Brigada e Kuqe”.

“Tani e keni radhën ju. Filloi lufta e shenjtë ndaj atyre që janë përfshirë në luftën kudra Shtetit Islamik. Do dridheni do gjunjëzoheni para Allahut!”, shkruhet në këtë e-mail.

Image
Image

(I arrestuari Valter Meshi)

“Brigadat e Kuqe” kërcënojnë me e-mail shqiptarët

“Do të dridheni dhe do të gjunjëzoheni para Allahut”. Ky është thelbi i një mesazhi kërcënues që ka mbërritur në postën elektronike të njeriut që drejton dikasterin e Brendshëm, Saimir Tahirit. Mesazhi ka mbërritur në formën e një email-i, ndërkohë që mban orën 10.40 minuta.

Mesazhi ëshët bërë publik ndërsa shihet se dërguesit janë një grup me një emërtim jo të panjohur për shqiptarët, ndërkohë që në fakt është nisur një hetim intensiv për të mësuar të vërtetën e atij kërcënimi jo vetëm personal po edhe në emër të të gjithë shtetasve shqiptarë.

Referuar të dhënave që vijnë nga Policia e Shtetit, bëhet me dije se është ngritur një grup i posaçëm hetimor, me ekspertët me të mirë të hetimit të krimeve kompjuterike për të mësuar se çfarë fshihet pas kërcënimeve dhe se nga është nisur email-i. Në publikimin që i ka bërë ministria e brendshme mesazhit shikohet qartë se dërguesit kanë përdorur një terminologji që ka të bëjë me atë që përdorin në sulme terroriste nëpër vende të ndryshme të botës.

Pavarësisht se dërguesi i ka vënë emrin Brigadat e Kuqe, përmbajtja e mesazhit nuk lidhet me ideologjinë e grupeve komuniste, por përcjell një mesazh kërcënues me prapavijë fetare dhe në të lihet të kuptohet se pas sulmeve në Paris, është radha e Tiranës.

“Tani e keni radhën ju! Filloi lufta e shenjtë ndaj atyre që janë përfshirë në luftën kundër shtetit islamik. Do dridheni dhe do gjunjëzoheni para Allahut”, shkruhet në mesazhin që ka publikuar ditën e djeshme Ministria e Brendshme. /Shekulli/