Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Kërcënon Bahtiri: Nëse s`hiqet barrikada, i bashkohem opozitës – Malisheva Press

Kërcënon Bahtiri: Nëse s`hiqet barrikada, i bashkohem opozitës

bahtiriHeqja e barrikadës në lumin Ibër në Mitrovicë do të fillojë të largohet që nga nesër. Kështu kishte premtuar kryetari i Mitrovicës Jugore, Agim Bahtiri, duke dhënë si datë të fundit 15 tetorin, ku edhe do të bëhet largimi i të ashtuquajturit “Parku i Paqes”.

Ai i ka garantuar qytetarët e Mitrovicës se kjo do të jetë data kur edhe do të fillojë heqja e barrikadës,.

Ndonëse ka shkrime që janë duke e demantuar se nesër do të ndodhë një gjë e tillë, Bahtiri në një prononcim për lajmi.net tha se nesër është koha kur duhet të fillojë heqja e barrikadës.

“Nuk kam njoftime që do të shtyhet heqja e barrikadave. Sipas të gjitha njoftimeve që i kam deri më tani, nesër është koha kur duhet të fillojë heqja e barrikadës. Nesër do të bëhet edhe rivitalizimi i urës, pra nesër është definitive”, thotë ai.

Ai kujtoi se për këtë çështje është edhe marrëveshja e nënshkruar dhe thekson se i përmbahet marrëveshjes. Bile ai kërcënoi se nëse nuk fillon zbatimi i marrëveshjes nesër, do të dalë kundër katër marrëveshjeve të arritura në Bruksel, ndërsa pranoi se do t’i bashkohet opozitës nëse ndodhë diçka e tillë.