Këngëtarët Begaj dhe Gegaj, akuzojnë drejtorin e Gjimnazit “Hamdi Berisha” lidhur me mbrëmjen e Maturës

Ditë më parë maturantët e Gjimnazit “Hamdi Berisha” në Malishevë, kanë festuar mbrëmjen e tyre të maturës. Por, që si duket kjo ngjarjen nuk ka kaluar pa mosmarrëveshje dhe akuza të ndërsjella. Në këtë drejtim dy këngëtarët nga komuna e Malishevës, Ardian Begaj dhe Bledi Gegaj, kanë akuzuar drejtorin e Gjimnazit “Hamdi Berisha” në Malishevë, se për interesa personale ka zgjedhur muzikant të tjerë për të kënduar në këtë mbrëmje duke i përjashtuar muzikantët nga komuna e Malishevës.

Reagimi i plotë i dy muzikantëve, Begaj dhe Gegaj, bërë në redaksinë e malishevapress:

I nderuar drejtor i gjimnazit “Hamdi Berisha” a mundesh me ju tregu solistave te komunes së Malisheves se qfar interesa personale pate qe moret këngëtar nga komuna tjeter apo nuk kishte Komuna Malishevës këngëtar profesional apo ishte diqka personale e jotja me sa jemi ne dijeni ne maturantet e gjimnazit kan dasshur këngetar apo kengetare nga Malisheva kurse ju bet perzgjedhjen tuaj per interesa personale por ku mbeten solistat e komunes tuaj që kur ju patet nevoj pēr te ulur ne at karrige ku gjindeni sot (drejtor) gjimnazi at ishin pran juve qe u kerkuat votat natën edhe diten dhe ku ështe kryetari komunes apo gjithqka qe ka ndodh ka qen vendim i drejtorit gjimnazit duhet te keni turp me veprimet e juaja qe i keni shkel te gjith solistat e komunes suaj për interesa personale drejtuar K,Komunal Malishevë Ardian Begaj Bledi Gegaj.