Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
KEDS planifikon të investojë në Malishevë – Malisheva Press

KEDS planifikon të investojë në Malishevë

KEDS ka planifikuar që këtë vit të realizojë disa projekte në Malishevë. Investimet do të realizohen kryesisht në disa fshatra, por edhe brenda në qytet.

Zyrtarët e KEDS-it, ditë më parë kanë informuar kryetarin e Komunës së Malishevës, Ragip Begajnpër investimet që priten të realizohen në këtë komunë.Sipas tyre,deri më tash janërealizuar disa projekte te rregullimit të infrastrukturës energjetike, si në fshatin Llazicë dhe Astrazup.

“Në Mleqan është duke u realizuar një projekt. Shumë shpejt pritet të investohet në Dragobili 1 dhe Dragobili 2, kurse në proces janë projektet në fshatërat Bubavec, Stapanica, Shkozë e Marali”, thanëzyrtar ët e KEDS-it.

Ndërkaq,kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj ka kërkuar nga zyrtarët e KEDS-it që të investohet në ndërtimin e trafos 110kv..

Fuqia aktuale e energjisë elektrike në Komunën e Malishevës, sipas tij,është e pamjaftueshme.

“Pa një furnizim normal me energji elektrike, nuk mund të paramendohet as një zhvillim ekonomik, pasi çdo investitor e kërkon edhe energjinë elektrike”, thaBegaj.

Qytetarët e Malishevës, besojnë në premtimet e KEDS-it. Ata thonë se qyteti i tyre ka nevojë për një infrastrukturë tëre të energjisë elektrike.

Faruk Kastrati nga fshati Kijevë tha se KEDS, gjatë vitit të kaluarka bërë disa investime në përmisimin e infrastrukturës së energjisë elektrike, porseende ka nevojë për investime të tilla.