Kandidati i Vetëvendosjes Adem Berisha viziton shërbimin zjarrëfikës dhe ujësjellësin (foto)

Kandidati për kryetar komuna nga Vetëvendosja Adem Berisha ka zgjedhur të nis fushatën e tij me vizitë në Shërbimin e Zjarrfikësve dhe Shpëtimit në Malishevë si dhe në Ujësjellësin Hidroregjioni Jugor-njësia në Malishevë.

Berisha ishte i shoqëruar nga kandidatët për asamble.

Për vizitën në shërbimin e zjarrfikësve Berisha ka shkruar në faqen zyrtare të fb

“Në mbështetje të institucioneve që janë në shërbim të qytetarëve

Së bashku me kandidatët për Kuvend Komunal, Alban Krasniqi, Agnesa Kastrati dhe Driton Morina, sot vizituam Shërbimin e Zjarrfikësve dhe Shpëtimit në Malishevë.

Pas shumë kohësh pata kënaqësinë të takohem sërish me kolegët dhe bashkëpunëtorët nga sektori i zjarrfikëses.

Nga shefi i saj, Aziz Telaku dhe bashkëpunëtorët e tij u njohëm me aktivitetet dhe sfidat që ka ky shërbim.

Institucionet e tilla si ky i zjarrfikësve meritojnë përkrahje të dinjitetshme, me kushte pune dhe mjete adekuate, gjë të cilën ne do ta kemi brenda agjendës së angazhimit në qeverisjen tonë në ardhje.

Kurse për vizitën në njësinë e ujësjellësit rajonal Berisha ka thënë :

Sot gjithashtu, vizituam edhe Ujësjellësin Hidroregjioni Jugor-njësia në Malishevë, ku u pritëm nga Drejtori Njazi Bytyçi, i cili na njoftoi detajisht për aktivitetet në këtë njësi si dhe gjendjen dhe sidat me të cilat ajo ballafaqohet.

Furnizimi i rregullt me ujë cilësor të pijshëm në territorin e Komunës së Malishevës është ende sfidë e cila mund të tejkalohet vetëm përmes bashkëpunimit të ngushtë institucional dhe mbështetjes së duhur që Komuna duhet ti jap kësaj ndërmarrje.

Është nevojë imediate të lëvizet drejtë projekteve të reja dhe të qëndrueshme që sigurojnë mbulimin e të gjitha fshatrave të Malishevës me ujë të pijes.

Unë si kandidat i Lëvizjes VETËVENDOSJE! bashkë me grupin e ekspertëve dhe bashkëpunëtorëve do të angazhohemi me tërë potencialin tonë që gjatë qeverisjes tonë furnizimit të rregullt me ujë t’i jepet zgjidhje e qëndrueshme dhe afatgjate.