Kandidati i pavarur, Selajdin Bytyçi akuzon kandidatin e Nismës për grisje të posterëve (Dokument)

Kandidati i pavarur për kryetar të Komunës së Malishevës, Selajdin Bytyçi, ka paraqitur në PZAP, ankesë për grisjen e posterëve të tij. Ai ka akuzuar Albert Krasniqin njëherit kandidat i Nismës për Kuvendin Komunal se është i implikuar në këtë rast dhe se posterët e tij janë grisur nga përsoni në fjalë edhe në hyrje të fshatit Tërpezë prej nga vjen edhe Krasniqi dhe në hapësira tjera publike.

Më poshtë gjeni ankesën e z. Bytyçi të paraqitur në PZAP: