Kandidati i pavarur Nexhat Krasniqi: Mashtruesit e kanë profesion mashtrimin

Kandidati i pavarur për kryetar komune Nexhat Krasniqi i cili vjen nga fshati Drenoc përmes një postimi ka kritikuar koalicionin qeverisës në nivel vendi.

Ai nuk ka lënë pa përmendur se qeveria vazhdon të kontrollohet dhe të mbetet peng i numrave nga Beogradi derisa ka thënë se ata janë mashtrues që mashtrimin e kanë profesion.

 

Postimi i  plotë i Krasniqit

 

Mashtruesit e kan profesion mashtrimin!!!

Qeveria e dalur nga zgjedhjet e fundit është e llojit që është…. 
Një qeveri e kontrolluar nga Beogradi për çdo vendim madhor për vendin, kjo për faktin që vendimet madhore mirren në Parlament. Matematika e numrave në Parlamentin e R. së Kosovës është e atillë që, në çdo moment mundë të rrëzohet qeveria…

Këta që jan në qeveri po premtojnë vende pune, po premtojnë investime, po premtojnë që nuk do vjedhin, po premtojnë, po premtojnë…

Kujdes!!!
Me votën tënde mundë t’a bëjshë të pa sigurt ardhmërinë tënde e të fëmijëve tu!!!

Populli duhet t’i ndeshkoj mashtruesit!!!