Kandidati i partisë Fjala i drejtohet qytetarëve të Malishevës

Kandidati i Partisë FJALA Bedri Bytyçi i është drejtuar qytetarëve të Malishevës me një letër ku ka kërkuar mbështetjen e tyre për zgjedhjet lokale.

Ja letra e tij:

Të çmuar qytetarë të Komunës së Malishevës, tanimë edhe zyrtarisht është hapur fushata parazgjedhore për të zgjedhur shërbëtorin tuaj!

Ne nuk e konsiderojmë si pushtet pozitën që ta jep populli por si obligim për t’i shërbyer sa më mirë qytetarit për një mirëqenie dhe jetë sa më të mirë.
Që 18 vite pavarësisht që janë ndërruar qeverisjet ata të gjithë sëbashku kanë arritur që 1-shin ta bëjnë 2-sh në të mirë të qytetarëve, por nuk harruan madje bënë më të pamundurën në korrizin tuaj duke investuar gjithnjë në xhepat e tyre ku 1-shi i tyre u bë milionësh.
Vota është e vetmja mundësi reale dhe e drejtë për t’i ndëshkuar të mëparshmit me shkarkimin nga të qenurit zhvatës të komunës.

Jam i bindur se gjërat e mëdha burimin e kanë nga të voglat, andaj jam i bindur se ndryshimi i madh do të vie nga komuna jonë e vogël por që me udhëheqjen tonë do të jetë konkuruese.
Ju uroj një fushat të rehatshme, të denjë dhe të kujdesshme, mos bini pre e provokimeve.

Dhe për fund mos e shit vetën tënde, nderin tënd, dinjitetin tënd për një mbushje, për një rezervar me derivat, për një vend pune sepse ti mund të bëhesh shkaktar që të vuaj shumica, vlera jote nuk është sa një mbushje, as sa disa litra derivate as sa një rrogë, ti vlen shumë më shumë, vlera jote nuk matet me gjërat e kësaj bote andaj mos e shit veten para blerësve të pavlerë.

Voto Partinë FJALA✔
VOTO NR 46✔
VOTO BEDRI BYTYÇI PËR KRYETAR TË KOMUNËS SË MALISHEVËS✔
SI DHE VOTO LISTËN E FJALËS PËR ASAMBLENË KOMUNALE ME NUMER 46✔️