Kanalizimi në fshatin Bardh edhe një model tjetër i projekteve të dështuara nga Komuna e Malishevës (Foto)

Problemet infrastrukturore, sidomos ato të realizuara nga Komuna e Malishevës gjithnjë e më shumë po dëshmohen se këto projekte po realizohen pa mbikëqyrje dhe pa standarde adekuate. Problemet sidomos me rrjetin e kanalizimit pothuajse janë andej kudo në çdo fshat dhe lagje të Komunës së Malishevë. në njërën anë është qeverisja komunale që mburret se ka kryer shumë projekte dhe se ka zgjidhur problemin e ujërave të zeza pothuajse në shumicën e vendbanimeve të Malishevës, e në anën tjetër realiteti në terren flet krejt të kundërtën.

Ujërat e zaza vazhdojnë të vërshojnë sipërfaqe të tëra nëpër fshatra e lagje, pamjet e fundit nga fshati Bardh tregojnë më së miri se si janë realizuar projektet e qeverisjes komunale sa i përket rrjetit të kanalizimit. Janë pamjet që dëshmojnë mënyrën më të dobët të realizimit të një projekti që jo që nuk e zgjidh problemin e banorëve me ujërat e zeza, por vetëm sa ua shton atyre edhe më tepër problemin dhe vështirësitë.