Kamioni bllokon rrugën “Rilindja Kombëtare” në qendër të Malishevë” (Foto/Video)

Reshjet e mëdha të bores që kanë përfshirë vendin tonë kanë bërë që të paraqiten vështirësi edhe në qarkullim të automjeteve. Këto reshje si duket e kanë zënë në befasi edhe kompaninë e kontraktuar nga komuna për pastrimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve. Rruga “Rilindja Kombëtare” në qendër të qytetit është e mbuluar me bore dhe e pa pastruar, kjo ka bërë që një kamion që po qarkullonte në këtë rrugë të bllokohet për afër 40 minuta duke bllokuar në tërësi qarkullimin e automjeteve. Për më tepër automjetet e kompanisë për pastrimin e rrugëve nuk shihen fare në terren. Situate e vështirë nga reshjet e mëdha të bores është sidomos në fshatrat e thella.