Kamerat në zhveshtore të dyqaneve po shqetsojnë kosovarët

zhveshtoreDisa lokale gjithandej Kosovës kanë kamera sigurie brenda tyre. Por, ato po konsiderohen si shkelje e privatësisë nga qytetarët dhe disa prej tyre janë ankuar tek Agjencia Shtetërore për Mbrotjen e të Dhënave.

E gjitha kjo histori ka filluar nga një kliente e cila ka konsideruar se i është shkelur privatësia në një dyqan ku ajo ka dalluar një kamerë në zhveshtore dhe ajo ka lajmëruar rastin tek Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave.

Pas kësaj agjencia e lartë përmendur ka inspektuar vendin dhe ka konstatuar se nuk ka pamje me kamera brenda zhveshtores, por që ai nuk ka pasë shenjë paralajmëruese para futjes në lokal, thuhet nga një kronikë në RTK.

“Në rast se agjencia sheh se nuk janë respektuar sugjerimet nga agjencia jonë tek lokali ku janë drejtuar sugjerimet, atëherë gjobat që mund t’i shqiptohen janë nga 4000€ deri 10,000€”, tha përfaqësuesi i Agjencisë Shtetërore Shtetërore për Mbrotjen e të Dhënave.

Më tej u tregua po nga pëfaqësuesit e agjencisë se kamerat janë të ndaluara të vendosen në ashensor, në nyje sanitare, dhoma gjumi dhe intime, hapësirat që nuk janë pronë e lokalit dhe zhveshtore./rtk/