Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Kalimi i afateve, mund të sjell zgjedhje të reja – Malisheva Press

Kalimi i afateve, mund të sjell zgjedhje të reja

Analistë politikë vlerësojnë se zgjidhja më e mirë e kësaj situate do të ishte që të konstituohet Kuvendi, por ata nuk i përjashtojnë si mundësi edhe zgjedhjet jashtëzakonshme si shkak i kalimit të afateve.

Seanca Konstituive e cila u mbajt gjatë kësaj jave për zgjedhjen e kryeparlamentarit dhe nënkryetarëve, nuk arriti të përfundohej sipas planit të paraparë.
Institucionet e vendit ende nuk kanë arritur të ndërtohen, pavarësisht faktit se nga zgjedhjet e mbajtura tashmë kanë kaluar gati pothuajse dy muaj.

Analisti politik Haki Abazi deklaroi për Tribuna Channel se kjo sjellje e paparashikueshme e subjekteve politike është pasojë e një polarizimi të skajshëm dhe tradhëtive që kanë ndodhur në të kaluarën dhe mungesës së një konsenzuesi minimal nacional për të ecur tutje.

Ndërsa analisti politik, Ramush Tahiri deklaroi se nëse kalohen afatet pa propozime konkrete të emrave, atëherë kjo situatë do të na dërgoj drejtë zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Edhe në legjislaturën e kaluar kemi pasur një varg bllokadash nga subjektet politike si shkak i polarizimeve për çështje të ndryshme.