Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Kadri Veseli: LGBT-ja do të respektohet në Kosovë! – Malisheva Press

Kadri Veseli: LGBT-ja do të respektohet në Kosovë!

kadri veseli LGBTKryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli, priti sot në takim, Randy W. Berry, i dërguar i parë i posaçëm i Departamentit të Shtetit për të drejtat njerëzore të komunitetit LGBTI.

Në takim i bisedua për të drejtat e njeriut dhe ky komunitet që gëzon në Kosovë.  Berry theksoi se të drejtat e njeriut, duke qenë universale duhet të respektohen njësoj për të gjithë anëtarët e shoqërisë, pavarësisht dallimeve të tyre në përkatësi dhe identitet.

“Mbrojtja e të drejtave dhe lirive të individit është parim themelor i shoqërisë demokratike”, theksoi Berry.

Nga ana e tij, kryetari Veseli theksoi faktin se Republika e Kosovës funksionon mbi bazën e një kushtetute që ngërthen në vete standardet më të larta të garantimit dhe të mbrojtjes së të drejtave dhe lirive të njeriut.

“Ne kemi kushtetutën më liberale në rajonin ku jetojmë, por edhe një traditë të fuqishme kulturore të tolerancës ndaj mënyrave të ndryshme të jetës dhe kjo na mundëson që të jemi më efektivë në luftën kundër paragjykimeve dhe stereotipeve me të cilat ballafaqohen anëtarët e komunitetit LGBTI”, theksoi kryetari Veseli, për të shtuar se “Kuvendi i Kosovës do të vazhdojë të angazhohet dhe punojë në të mirë të të gjithë qytetarëve të Kosovës, pavarësisht dallimeve që ata mund të kenë”.