Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Ka ndërruar jetë akademik Mark Krasniqi – Malisheva Press

Ka ndërruar jetë akademik Mark Krasniqi

mark_krasniqiPak para mesnate, rreth orës 00.35 minuta, në Qendrën Intensive të QKUK-së ka ndërruar jetë akademik Mark Krasniqi.

Lajmin për vdekjen e tij ua ka konfirmuar medieve mjekja kujdestare Agreta Gecaj- Gashi. Ajo tha se pacienti Mark Krasniqi rreth 35 minuta pas mesnate ndërroi jetë.

Profesor Mark Krasniqi ishte shtrirë në QKUK dy ditë më parë pas një përkeqësimi të shëndetit të tij.

Akademiku Mark Krasniqi, profesori e shkrimtari, lindi më 19 tetor 1920 në fshatin Gllaviçicë (Shëngjon-Kokaj) afër Pejës.
Ishte njëri nga personalitetet e njohura jo vetëm të shkencës, por edhe të politikës në Kosovë, i cili gjithë jetën ia kushtoi çështjes e idealeve kombëtare.

Shkollën fillore e kreu në fshatin e lindjes, kurse më 1941 gjimnazin në Prizren. Prej vitit 1941-1943 ka studiuar letërsinë në Universitetin e Padovës (Itali), ku nisdi shkollën që të bëhet prift, por e ndërpreu. E prej 1946 – l950 ka studiuar gjeografinë e etnografinë në Universitetin e Beogradit. Më 1945-1946 ka qenë gazetar-redaktor i gazetës ‘Rilindja’ në Prizren, bashkë me Esad Mekulin e Omer Çerkezin, kurse prej vitit 1947-l949 ka punuar në Radio-Beograd (Redaksia e emisioneve në gjuhën shqipe) gazetar-redaktor.

Prej 1950-1961 ka punuar në Akademinë Serbe të Shkencave në Beograd asistent, pastaj bashkëpunëtor shkencor. Ka diplomuar më 1950 në Beograd, kurse më 1960 ka doktoruar në Universitetin e Lubjanës.

Prej 1961-1981 ka qenë profesor në Universitetin e Prishtinës, kur pushteti antishqiptar serbo-komunist e përjashtoi nga procesi mësimor.

Ka qenë disa herë prodekan e dekan i Fakultetit Juridik-Ekonomik. Ka qenë nënkryetar e kryetar i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, kryetar i parë i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës (1970) dhe kryetar i Partisë Shqiptare Demokristiane të Kosovës (1993). Ishte anëtar i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës dhe i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.

Ka botuar mbi 20 libra shkencorë, letrarë, publicistikë e tekste shkollore dhe ka përkthyer disa romane e përmbledhje poezish nga serbishtja e sllovenishtja në gjuhën shqipe. Mark Krasniqi ishte i martuar me një grua nga Beogradi, me të cilën e ka një vajzë , Drita.

Mark Krasniqi ndër të tjera është edhe autor i përmbledhjes së poezive për fëmijë “Posta e porositur”. Ka shkruar poezi edhe për fëmijë dhe të rritur. Fusha e studimeve të tij ka qenë gjeografia dhe etnografia.

Ende nuk ka njoftime për ceremonitë mortore që do të zhvillohen për të.