Ka ditë të tëra që janë bllokuar ueb faqet zyrtare të komunave

Komunat e Kosovës, edhe pse ofrojnë informata të mangëta në uebat e tyre, atyre nuk po u funksionojnë fare uebat.

Indeksonline ka provuar të hynë në uebin e komunës së Prishtinës, Fushë Kosovës, Podujevës, Drenasit, Skenderajt, por asnjëra nga këto uebe nuk janë funksionale.

Përndryshe, ende nuk dihet që kur është ky problem me uebat.