Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Jetullah Kafexholli fiton në konkursin për esenë më të mirë – Malisheva Press

Jetullah Kafexholli fiton në konkursin për esenë më të mirë

jetullah_kafexholliForumi për Iniciativa Qytetare (FIQ) zgjodhi esenë më të mirë, nga konkursi për ese “Si do ta ndryshoja vendin tim?! Fitues i kësaj gare të organizuar nga FIQ është Jetullah Kafexholli, nxenes në Gjimnazin “Jeta e Re” Therandë, por që është nga Bellanica. Fituesi i gares si shperblim dhe si motiv per te ardhmen, shperblehet nga FIQ me 200 Euro.

Ju ftojme te lexoni esenë dhe të shikoni se si një i ri në moshë arrine te shprehet kaq fuqishëm në lidhje me atë se si do ta ndryshonte vendin!

Mbi mendësinë folklorike, papjekurinë politike, mbi potencialin e pashfrytëzuar rinor etj…

Si do ta ndryshoja vendin tim ?

Në fakt ky titull më jep dozë optimizmi, sado që në pesimizëm është katandisur vendi, sado që mundësia për mundësi rrethrrotullohet vetëm mbrenda mundësive të saj, sado që shumë shpesh – për të mos thënë gjithherë ëndrrën për më ndryshe e shoh vetëm si të tillë, prap ky titull më jep atraksion, më plotëson disi. E di! Nuk kam ndonjë arsye që ndihem kështu, por ndihem. Se di! Ndoshta vetëm si lundrimtar i ëndërrave apo si pasagjer i shpresës. Apo ndoshta dua vetëm të ndihem i tillë.
Kosova, ky vend i vogël me probleme të mëdha, me shpresë po aq të vogël sa vet ajo. Edhe pse janë një milion arsye pse nuk shpresohet, fillimisht dua të ndalëm këtu. Tek shpresa, si pikë evidente e cila duhet të rikthehet, si resursi kryesor për të hapur rrugë evulimi. S’është që dua të promovojë ndjenja patriotike emocionale, sepse askush nuk mundet t’i përshkruaj më mirë se sa kujtesa shqiptare. Por më duhet t’i kthehem retrospektivës. Këtë vend pa shpresë, shpresa e ka mbajtur peng edhe nën gjak e viktima, ka prodhuar durim edhe nën rrënoja, ka qëndruar me shpresë në këmbë, edhe në ambiente të pashpresë. Prandaj ndryshimi bëhët kur shpreson se do ndodh ai.
Duke dashur t’i përgjigjem pikëpyetjes së titullit, në mënyrë kronologjike do mundohem t’i shtrojë tri nevojat e ndryshimit sipas rëndësisë që shoh unë.
***
Së pari: Vendin do e ndryshoja duke e njohur me disa të panjohura. Vendi duhet të njihet me potencialin tim së pari, i cili vetëm përmendet për mburrje boshe nganjëherë kur e sheh të nevojshme. I keni ndëgjuar?! “Kosova krenohet me rininë e saj” vetëm kështu thonë. Natyrisht që nuk kanë arsye tjetër pos moshës të krenohen me mua, me rrethin dhe shoqërinë time. Kosovën do e ndryshoja duke e shfrytëzuar vetën, rrethin, dhe shoqërinë time. Unë, rrethi dhe shoqëria ime, jemi rinia e kësaj toke, jemi të pashfrytëzuarit që duhet të na shfrytëzoj ky vend. Arsimimi dinjitoz na bënë potencial: Fillimisht – si rediment i cili reflekton ndryshim në çdo barrierë shoqërore është arsimi cilësor. Për paradoks arsimi në Kosovë është ndeshur me degradime metodike. Arsimi është përdorur edhe për propagandë, është orientuar një mase e madhe e të rinjëve drejt universiteteve, duke ia përmbushur apetitet gjithësecilit se të marrësh një diplomë në Kosovë nuk është punë që don studim. Të orientosh pa kurrëfarë filteri njerëz në studime, e ke degraduar të ardhmën, sepse sasia jo domosdoshmërisht prodhon cilë si. Prandaj në këtë rrafsh duhet çasje tjetër për ndryshim, sepse para diplomave shoqërisë i duhet dije, para mësimit klishe i duhet studim, para gradave i duhet mendim kritikë. Për këtë, nese shfrytëzohet potenciali i rinisë drejtë një arsimi i cili prodhon cilësi, ndryshimi veçse do të lëshojë rrënjë. Dhe sistematikisht do të riparohen defektet të cilat do i paraqes më poshtë.

Në vazhdën e të panjohurës shoqëria jonë duhet të zhveshët nga mendësia folklorike, në aspektin e të menduarit – nuk po them anën emocionale. Mendimi folklorik prodhon dramë, të gozhdon para një rrethi të ngushtë mendimi. Folklori (si pjesë e mendësisë) nuk e duron diversitetin, vështron vetëm dramë dhe spektatël duke inkorporuar logjikë përjashtuese, pra e përjashton të tretën. Shoqëria jonë ka nevojë të largohet nga mendësia e luftës, në kuptimin: “Ke luftuar dhe je i paprekshëm”, sepse në vija të trasha ideali ka qenë përtej çlirimit. Ndjenja e çlirimit pa koncept na bënë radikal të zhurmshëm nacionalist, duke mos na lënë të dalim në diskursin kritik. Prandaj në këtë kontekst ne nuk duhet të jetojmë vetëm më narrativën e çlirimit, duke legjitimuar çdo gjë në këmbim të çlirimit. Dhe në këtë drejtim nëpërmjet mekanizmave të arsimit dhe edukimit duhet formuar qytetarin ta pranojë diversitetin, ta ketë të qartë idealin e shtetformimit, t’i kanalizojë mendimet jashtë kontekstit folk-nacionalist, i cili na mbyll përmbrenda duke na i tkurrur aspiratat, të cilat me plotëgojë i drejtojm nga perendimi.

Diagnoza tjetër nga e cila vuajmë, është papjekuria politike. Kryesisht orientohemi kah turmat ideologjike me mision shfrytëzimi për promovim dhe absorbim të interesit të ngushtë. Këtë rast partitë politike. Zakonisht sillemi mbrenda një rrethi vicioz i sili nuk na lë hapësirë mbi pjekurinë politike, papërgjigjësia mbi klasën politike na njëllosë me ndjenjën e infrioritetit, këtë rast individi shëndërrohet si mekanizëm i elitës politike vetëm për nevojat e këtyre të fundit. Në çdo instancë institucionale apo nevoje shoqërore është politika ajo e cila i prinë valles, prandaj na duhet çasje e duhur në këtë. Kur kosovari zgjedh e nuk voton formalisht, atëherë Kosova do jetë më ndryshe.
***
Duke pasur në mendje edhe shumë propozime për të formuar një ambient ndryshe shoqëror, konsideroj që apetitet e mendjes sime do t’i përmbushnin ndryshimet e lartëpërmendura, si probleme masive esenciale, gjë që do ta fokusonin shoqërinë drejt prosproritetit dhe ndryshimeve të dëshirueshme.

Vlerat e një shoqërie definohen në aspektet kulturore dhe emancipuese, aspektin e saj vleror dhe identitetin, e vlerëson më së miri sistemi grupor i vlerave kulturore dhe emancipuese. Dhe më pas, mënyra e jetesës së njerëzve në Kosovë do të ndryshojë atëherë kur të investohet më shumë në aspektin kulturës shoqërore, patjetërsisht dhe me theks të veçant përmes mekanizmave të arsimit, i cili prodhon vlera dhe reflekton ndryshim.

Prandaj, Kosovën do ta ndryshoja duke e përballur me arsyen e shëndoshë të mendimit.

Jetullah Kafexholli
Gjimnazi “Jeta e Re” Therandë
Klasa XI-11