Jahjaga merr pjesë në samitin Bërdo-Brioni në Zagreb

atifete-jahjaga_1_859220Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga merr pjesë në Zagreb, në Samitin Bërdo-Brioni, me ftesë të Presidentes së Republikës së Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviq dhe Presidentit të Republikës së Sllovenisë, Borut Pahor, njofton kumtesa presidenciale, transmeton Koha.net.

Mysafir i Samitit të nesërm është zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden.

Në samit do të marrin pjesë edhe presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, si dhe Presidenti i Austrisë, Heinz Fischer.

Samiti Bërdo-Brioni është nismë e përbashkët e presidentëve të Sllovenisë dhe Kroacisë për të ndihmuar vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor në procesin e integrimeve evropiane. Samiti mbledh edhe presidentët e Bosnje e Hercegovinës, Serbisë, Malit të Zi, Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë.