Jahjaga: Asociacioni prodhon efekte juridike në rendin kushtetues

ahtifete jahjaga 1Janë ngrirë të martën të gjitha veprimet përkitazi me themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, mekanizëm për të cilin presidentja Atifete Jahjaga ka gjykuar se prodhon efekte juridike në rendin kushtetues, shkruan sot Koha Ditore.

Veprimet janë pezulluar për një periudhë 2-mujore.
Është Gjykata Kushtetuese ajo që ka miratuar masë të përkohshme në lëndën e ngritur nga presidentja Jahjaga, nëpërmjet së cilës është kërkuar vlerësimi i përputhshmërisë së Marrëveshjes mbi parimet e përgjithshme për themelimin e Asociacionit.

Në kërkesën adresuar Kushtetueses, dokument ky që është mbajtur në konfidencë, Jahjaga i është referuar Asociacionit me “entitet juridik”. Në të është dhënë gjykimi edhe për pasojat kushtetuese të marrëveshjes për mekanizmin ombrellë të komunave me shumicë serbe. (Artikullin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore).