Ja si “vajton” kryeministri para deputetëve për rritjen e pagës së tij!

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka arsyetuar para deputetëve vendimin e Qeverisë për rritjen e pagave, duke u është përgjigjur kështu akuzave të opozitës.

Haradinaj ka thënë se vendimi i tij për këtë rritje ka mundësuar nivelizimin e pagave.

“Rritja e pagave të kabinetit qeveritar ka mundësuar nivelizimin e pagave. Duhet t’ju them se në listën e renditjes së pagave, kryeministri juaj është në pozitën e 69-të. 69 zyrtarë të tjerë marrin pagë më të lartë se unë”, është arsyetuar kryeministri.

“Nëse kjo është në rregull për ju, edhe për mu është në rregull. Por, në bazë të renditjes së përgjegjësive, kryeministri nuk mundet me qenë në pozitë 69. Në Kosovë po jetojmë, po i dimë pikëpamjet e secilit zyrtar dhe e kemi pa mënyrën se si është argumentuar vendimi i Agjencisë Kundër Korrupsionit”, shtoi Haradinaj.

Tutje, ai tha se vendimi për rritje pagash është pezulluar dhe se janë duke pritur vendimin  e Gjykatës Kushtetuese.

“Kryetarin e Këshillit Gjyqësor dhe Kryeprokurorin me i lanë në 69, tregon vetvetiu se cili ka qenë orientimi ynë. Sa i përket skemës sociale, të gjitha obligimet i kemi kryer”, tha Haradinaj tutje./Periskopi