Ja si polici Behrami fyen gazetarët (Video)

togeri_behramiTogeri i Policisë së Kosovës, Qamil Behramin duket që e ka penguar puna e gazetarëve të cilët pasqyronin një aktivitet të Lëvizjes Vetëvendosje. Ai iu ka drejtuar gazetarëve që të shkojnë, madje duke i thënë se janë bërë si fëmija.

Kjo ndodhi pasi aktivistët e Vetëvendosjes kishin një aktivitet, ku i kërkonin Policisë që mos t’i qëndrojnë besnik kryeministrit Mustafa dhe këmishëve të bardha të politikës, e as këmishave të bardha të Policisë, pasi që ata janë të korruptuar.

E pasi që të gjithë filluan të shpërndahen, mediumet e pranishme ishin ende duke filmuar çdo gjë. Këtu fillojnë edhe ofendimet e togerit Qamil Behrami, i cili filloi t’i ofendoj gazetarët, raporton KosovaPress.

“A se po fotografoni diçka që po e zbuloni Amerikën. Hajt shkoni… Jeni bërë si fëmijët. Gazetarë mo, me qenë të mençur…”, tha Behrami.

Ndryshe, ky nuk është rasti i parë kur gazetarët kanë probleme dhe sjellje të tilla nga Policia. Njëri nga ta para disa viteve kanë sulmuar kameramanin e KosovaPress-it, gjatë një aksioni të Vetëvendosjes në Merdare. Kurse, gjatë këtij viti kanë sulmuar një fotoreporter në Mitrovicë.