Ja si merr flakë një kabllo elektrike në qendër të qytetit në Malishevë (Foto)

Dje pasdite rreth orës 15:30, në qendër të qytetit në Malishevë, kanë marrë flakë disa kabllo elektrike, për fat të mirë të qytetarëve nuk ka pas pasoja të mëdha kjo falë edhe intervenimit me kohë të zjarrfikësve, që kanë dalë me kohë ne vendin e ngjarjes dhe së bashku me zyrtarët e KEDS-it kanë arritur ta evitojnë problemin.

Raste të tilla mund të ndodhin shpesh në Malishevë, për shkak të mbingarkesës së shtyllave elektrike me kabllo, të cilat janë të vendosura në këto shtylla në një mënyrë krejtësisht të ç’thurur dhe përveçse i japin një imazh të keq qytetit, ato dita ditës po i rrezikojnë edhe qytetarët.