Ja si është shkruar gabim emri në tabelën që tregon fshatin Kijevë (Foto)

Në redaksinë e Malishevapress një lexues ka dërguar një fotografi të njërës nga tabelat e emërtimit të rrugëve në fshatin Kijevë. Ajo që bije në sy në këtë tabelë është gabimi në shënimin e emrit në Gjuhën Shqipe të fshatit Kijevë, ndërsa çuditërisht ata të cilët janë përgjegjës për vendosjen e këtyre tabelave nuk e kanë gabuar fare emërtimin ne gjuhën serbe. Kjo tregon për mos përgjegjësi institucionale dhe mos përfillje të kritereve gjatë përzgjedhjes së njerëzve kompetent për vendosjen e tabelave me emrat e rrugëve dhe vendbanimeve.