Ja sa zgjat fushata zgjedhore për balotazh

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka  vendosur që fushata për raundin dytë të zgjedhjeve të mbahet nga 13 deri më 17 nëntor.
Ky vendim është marr sot në mbledhjen e këtij institucioni, ndërsa që raundi i dytë i zgjedhjeve lokale do të mbahet më 19 nëntor.

Ndërsa, periudha e votimit për mes postës do të nisë nga 4 deri më 17 nëntor.

Në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale janë 19 komuna.