Ja sa persona u arrestuan pas rrahjes së djeshme në Malishevë

20160811161454341646

Policia e Kosovës ka njoftuar për rrahjen që ndodhi dje te tregu i makinave në Malishevë. Sipas Policisë janë arrestuar gjashtë të dyshuar meshkuj, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje të mëhershme janë rrahur në mes vete. Si pasojë e rrahjes të njëjtit kanë pësuar lëndime të rënda trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor në QKUK Prishtinë. Me urdhër të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në dërguar në mbajtje. /MalishevaPress