Ja sa mijëra euro janë shitur çertifikatat e veteranëve, tregon ish pjestari i UÇK-së

Botapress, 29 gusht- Ish luftëtari i UÇK-së, dhe ish agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari thotë se lista e veteranëve është manipuluar, sidomos nga partitë e dala nga lufta dhe nëse llogariten ushtarët luftëtarë betejash, nuk mbesin as 2000 ushtarë të gjallë, të dalë nga lufta.

Miftari thotë se në vend se të kritikojnë, kreu i PDK-së, Kadri Veseli dhe kreu i shtetit, Hashim Thaçi të tregojnë se sa veteranë i kanë shtuar në lista.

“Kadri Veseli por edhe Hashim Thaçi ka qenë mirë sa kinse kritikojnë, me tregu sesa mijëra veteranë të rrejshëm i kanë shtuar vet por së pari ka qenë e rrugës me tregu se cilën UÇK kaën qenë vet në cilën luftë, cilën betejë kanë marrë pjesë dhe pos luftës prapa shpinës kundër shqiptarëve dhe kundër komandantëve të UÇK-së kanë shkrep ndonjë plumb ndonjëherë në drejtim të serbëve”, thotë Miftari për Bota sot.

Ai thotë po ashtu se çertifikatat e veteranëve janë shitur me mijëra euro nga komandantët politikë ne këmbim të votës, duke ju premtuar një pension i rrejshëm, e të njëjtën kohë duke rrezikuar pensionet e veteranëve të vërtetë.

“Çertifikata e veteranëve janë shit deri 3000-5000 euro nga disa matrapasë komandanta politikë të pas luftës që kanë blerë votues me një pension të rrejshëm ku ju kanë rrezikuar pensionet minimale të atyre luftarëve trima të UÇK-së, për vendin tonë ky është skandali i radhës mbi 30.000 veteranë janë shtuar me mashtrime me korrupsion dhe me tendenca politike, turp”, thotë Miftari per Bota sot.