Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Ja sa maturant e kanë kaluar testin e maturës në Malishevë – Malisheva Press

Ja sa maturant e kanë kaluar testin e maturës në Malishevë

Testin e Maturës Shtetërore, në Malishevë, e kanë kaluar 77.72 përqind e maturantëve të cilët i janë nënshtruar këtij testi. Kështu ka njoftua sot, Drejtoria për Arsim dhe Edukim (DAE) në Komunën e Malishevës. me këtë rast, DAE në Malishevë, uron nxënësit, prindërit dhe mësimdhënësit  për suksesin e arritur.

Njëkohësisht DAE në Malishevë çmon punën e komisioneve dhe të gjithë personelit të angazhuar,  të cilët mundësuan mbarëvajtjen e testit të maturës shtetërore.

“Ky rezultat pozitiv është arritur nga përkushtimi i stafit të mësimdhënësve, organizimit të mirë, monitorimit të mirë dhe kushteve të mira,  që institucionet tona ofruan për realizimin këtij testi,  që hap perspektiva të reja për nxënësit tanë”, thuhet në njoftimin e drejtorit të Drejtorisë për Arsim dhe Edukim, Avdi Morina.

Nr. Shkolla Nr. i nxënësve Nxënës që kanë kaluar Përqindja Nxënës që nuk e kanë
    që ju kanë nënshtruar Provimit të Maturës pragun e kalueshmërisë   kaluar Provimin
1 Qendra e Kompetencës”Kujtim Krasniqi‘‘ Malishevë 155 85 54.87% 70
2 Gjimnazi “Hamdi Berisha” Malishevë 424 372 87.73% 52
3 SHMP” Lasgush Poradeci” Kijevë 90 63 70.00% 27
   Totali 669 520 77.72% 149