Ja sa janë rendimentet e grurit në Malishevë

Rendimentet e grurit në territorin e Komunës së Malishevës sivjet rreth 4300 kilogram, për një hektar. Kështu u tha në mbledhjen e sotshme të Këshillit të Drejtorëve të Malishevës, të cilën kryesoi Ragip Begaj, kryetar i kësaj komune.

Në këtë mbledhje u tha se situata me ujë për pije është e rënduar në disa vendbanime, për shkak të thatësisë së madhe që po mbretëron dhe temperaturave tejet të larta gjatë korrikut.

Këto ditë po ashtu është rritur numri i personave të cilët kanë nevojë për nxjerrjen e dokumenteve të ndryshme, sidomos mërgimtarët, dhe për këtë qëllim janë marrë të gjitha masat për ofrimin e këtyre shërbimeve për të gjithë qytetarët dhe deri me tani nuk ka vonesa në kryerjen e shërbimeve dhe të gjitha këto shërbime kryhen brenda orarit të punës.

Java në vazhdim do të jetë e pasur edhe me aktivitete të ndryshme, e në mesin e tyre edhe garat memoriale e notit “Esmir Shala”, e cila do të mbahet të premten më 28 korrik, në Banjë. Po ashtu u bë e ditur se janë duke u bërë të gjitha përgatitjet për mbajtjen e festivalit “Oda e Llapushës”, që do të mbahet më 1 dhe 2 gusht.