Ja sa euro shpenzohen nga kosovarët për festat të fundvitit.

Qytetarët e Kosovës po del që janë tejet të dhënë pas festave të fundvitit. Ata shpenzojnë qindra mijëra euro vetëm për 10 ditët e fundit të dhjetorit.

Sipas një hulumtimi të kompanisë së hulumtimeve dhe konsulencës biznesore “UBO Consulting”, qytetarët e Kosovës shpenzojnë rreth 36 milionë euro në fund të vitit, shkruan Indeksonline.

Në Kosovë festat e fundvitit i kremtojnë 82% e familjeve kosovare, secila nga to shpenzon mesatarisht nga 141.64 €.

Në total sipas UBO Consulting, në Kosovë shpenzohen saktë 35,971,841,7 €, shumë kjo tejet e lartë për standardin e jetës në Kosovë dhe nivelit të lartë të papunësisë