Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Ja në çfarë shkëmbi ndërtohet strehimorja e bletëve – Malisheva Press

Ja në çfarë shkëmbi ndërtohet strehimorja e bletëve

bletariaKultivuesit e bletëve nga krahina Hubei në Kinë – kanë ngjitur rreth 700 koshere të bletëve në faqen e një shkëmbi në rezervatin Shennongjia. Kjo është një pamje e mrekullueshme por edhe e frikshme, dhe në realitet është një përpjekje e re për të krijuar një habitat të ri për speciet të cilat janë në rrezik të zhdukjes.

Duke shkruar në mediumin ‘Inhabitat’ – Lucy Wang sqaron arsyen pas mbledhjes së çuditshme të këtyre bletëve:

“Bletët të cilat janë vendase në këtë regjion dhe i takojnë llojit ‘Apis Cerana’ të njohura edhe si bletët aziatike, të cilat mund të gjenden në të gjithë Kinën qendrore. Sido që të jetë, kolonitë e bletëve Aziatike janë zvogëluar në masë të madhe, kurse bletët e Kinës veriore dhe asaj Veri-lindore kanë vdekur krejtëisht.
Kultivuesit lokal të bletëve janë duke punuar shumë për t’i mbajtur gjallë bletët aziatike, për këtë arsye ata edhe kanë ndërtuar këtë grumbull të koshereve për t’i tërhequr bletët. Këto struktura të cilat janë të punuara me dorë janë ndërtuar dhe vendosur në atë mënyrë që të tërheqin sa më shumë familje të bletëve. Dhe për këtë arsye, si rezultat i përpjekjeve të këtyre bletarëve, rezervoari Shennongjia është konsideruar si strehimore e sigurtë për bletët Aziatike.”
/lajmi.net

– See more at: http://lajmi.net/bletaria-ne-kine-po-ballafaqohet-me-rrezikun-e-madh-te-zhdukjes-foto/#sthash.Yb5KzZQ8.dpuf