Ja kush u pranua në qendrën e kompetencës (dokument)

qendra e kompetencës malisheve 1Ditë më parë janë publikuar emrat e mësimdhënësve të rinjë të cilët janë pranuar në punë pas shpalljes së konkursit nga ana e Agjencisë për Arsim dhe Aftësim Profesional. Në mesin e emrave gjinden militantë partishë që janë kryesisht të lidhur me PDK-në, por nuk mungojnë edhe ata të koalicionit lokal qeverisës NISMA-LDK, veprim ky nga agjencia ndoshta për ta justifikuar vendimmarrjen e vet pro PDK-së . Në anën tjetër Qendra e Kompentencës veqse ka punësuar më parë stafin e saj për pozitat e njëjta të cilat agjencia si duket nuk ia ka njohur duke krijuar kështu një situatë të rëndë në mes palëve e cila në një nga mbledhjet e Kuvendit Komunal u tha se mund të eskalojë deri në vrasje.

Gjatë vitit të kaluar nga qeverisja lokale ishin larguar një numër i madh mësimdhënësish që nga opozita dhe opinioni lokal ishte konsideruar si spastrim i NISMA-s ndaj kundërshtarëve politik apo atyre që mendojnë ndryshe dhe jo hap që përmirëson gjendjen në arsim. Kjo kishte bërë që të kishte protesta dhe kallëzime penale ndaj Begajt dhe Drejtorit të Arsimit nga të larguarit nga puna.

Në lidhje me vendimin e agjencisë ditë më parë kishte reaguar edhe Komuna e Malishevës e cila e kishte akuzuar Ministrinë e Arsimit dhe Agjencionin për ndërhyrje joligjore në sektorin e arsimit derisa ka pasur ankesa të shumta kundrejt qeverisë Begaj si nga ish mësimdhënës të larguar nga puna ashtu edhe nga opozita ku më e zëshmja ka qenë Lëvizja VETËVENDOSJE! të cilët kanë akuzuar komunën për politizim të skajshëm të arsimit dhe dëmtim të kualitetit të mësimdhënies.

 

Ja lista e të pranuarve në Qendrën e Kompetencës:

lista