Ja kush përfitoj mijëra euro nga Komuna e Malishevës nga projekti për subvencionimin e OJQ-ve (Dokument)

Më në fund Komuna e Malishevës ka publikuar listën e përfituesve nga projekti për përkrahjen financiare të OJQ-ve, projekt ky që ishte shpallur gjatë fundit të muajit prill dh javës së parë të muajit maj. Në listën e publikuar sot në ueb faqen zyrtare të komunës rënditën 19 OJQ dhe klube sportive të cilat kanë marr subvencion nga 300 deri në shumën më të madhe që ka fituar KV “Ujëvara” në vlerë 15,000 euro. Komuna po ashtu ka ndarë 9.500 euro për klubin e notit “BESA” e njëjta shumë është ndarë për klubin e atletikës “Malisheva”.

Mirëpo si edhe në fushat tjera edhe në projektin për mbështetje të klubeve dhe OJQ-ve, komuna nuk ka publikuar listën e plotë të gjithë aplikanteve, duke lënë kështu të dyshohet për keqpërdorime dhe favorizime të caktuara.  Po ashtu në tabelën e përfituesve nuk janë publikuar të dhënat e klubeve dhe organizatave të cilat dëshmojnë sukseset dhe aktivitetet e tyre në projektet dhe garat nacionale dhe ndërkombëtare, nuk është bërë një kategorizim i tillë.

Me mos publikimin e listës së aplikuesve lejohet hapësirë për dyshim se ndoshta shumë klube dhe organizata tjera që nuk janë përfituesve nga ky projekt kanë më tepër aktivitetet dhe suksese se sa përfituesit që gjendën në këtë listë.