Ja kush do ta fitojë Gjakovën, sipas qytetarëve?

Në garën për kryetar të Gjakovës, nga një pyetje drejtuar lexuesve të Koha.net, bindshëm prinë Driton Çaushi nga Lëvizja Vetëvendosje.

Pyetja ishte se cili prej kandidatëve mendoni se do të fitojë në garën për kryetar të Gjakovës, e aty janë grumbulluar më shumë se 300 komente.

Afër 200 komente favorizojnë Çaushin për kryetar komune, ndërsa rreth 50 janë për Ardian Gjinin nga AAK.

Në vend të tretë me 13 komente është Fazli Hoxha nga Nisma, ndërkaq komentet tjera janë për kandidatët tjerë dhe komente nga qytetarët rreth komunës së Gjakovës.

Kujtojmë se zgjedhjet lokale do të mbahen më 22 tetor.