Ja kur do t’i marrin pagat veteranët e UÇK-së

Pensionet e rreth 10 mijë veteranëve të UÇK-së pritet të realizohen shumë shpejt.

Veteranët e luftës së UÇK-së pritet të marrin pensionin e tyre të plotë në fund të këtij muaji, kështu ka bërë të ditur kryetari i organizatës së veteranëve të UCK-së Hysni Gucati.

Ndër të tjera Gucati tha se përveç pagës së plotë pritet të ju dalin edhe 120 euro të tjera borxh që u kanë mbetur.

Këtë zotim Gucatit ja pati dhënë kryeministri në detyrë Isa Mustafa gjatë takimi që patën realizuar muajin e kaluar, shkruan Gazeta Monitor.

“Kemi biseduar me Kryeministrin Isa Mustafën, ku ai ka premtuar se problemi lidhur me çështjen e pagave do të zgjidhet në fund të muajit, ku përveç pagës do të i qesin edhe 120 euro të tjera që na kanë mbetur borxh” ka thënë Gucati.