Ja kur do të mbahet seanca për Demarkacionin

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj tha se seanca për votimin e demarkacionit me Malin e Zi do të mbahet të martën që vjen.

“Seanca për demarkacionin të martën në ora 14:00”, ka thënë sot kryeministri Haradinaj në hollin e Kuvendit kur është pyetur nga gazetarët për mbajtjen e kësaj seance.

Kujtojmë që seanca për demarkacion ka dështuar të mbahet tri herë radhazi, e gjithë kjo për shkak të mungesës së votave.Për të kaluar marrëveshja për demarkacion, duhen 80 vota.