Ja kur do të mbahet mbledhja e radhës e Kuvendit Komunal në Malishevë

Mbledhja  e VII (shtatë) e rregullt e  Kuvendit të Komunës së Malishevës, e legjislaturës së -VI, do të mbahet ditën e Premte , me datë: 29.06.2018, duke filluar nga ora 10:00. Mbledhja do të mbahet në sallën e Kuvendit të Komunës.

Për këtë mbledhje është propozuar ky rend i ditës:

  1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit  nga mbledhja e I (parë) e jashtëzakonshme.
  2. Shqyrtimi dhe miratimi i Raportit vjetor i punës së Kryetarit të Komunës dhe qeverisë Komunale, për vitin 2017 (Janar-Dhjetor 2017).
  3. Shqyrtimi i Raportit i të  hyrave dhe shpenzimeve për periudhën Janar-Mars 2018.
  4. Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës nr.01/525 datë:12.04.2018  dhe marrja e vendimit për procedurë të mëtejme për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër,  të hapësirave publike për vendosjen e reklamave në  qytezën e Malishevës.
  5. Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës nr.01/594 datë:20.04.2018 për shqyrtimin e draft-Planit të Integritetit  të Komunës së Malishevës për vitet 2018-2020.
  6. Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës nr.01/598 datë: 23.04.2018, për marrjen  e vendimit në lidhje me miratimin  e draft-dokumentit, Plani i veprimit për Transparencë në Komunën e Malishevës për vitin  2018.
  7. Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës nr.04/38 datë:25.04.2018 e parashtruar nga Kryetari i Komunës  për bartjen e mjeteve (THV) nga viti fiskal 2016 dhe 2017 në vitin fiskal  2018.
  8. Shqyrtimi dhe miratimi përfundimtar i projekt-Rregullores për Taksa, Ngarkesa dhe Gjoba Komunale  për vitin  2018.
  9. Debat mbi çështjet e barazisë gjinore në Institucionet publike të Komunës së Malishevës.
  10. Shqyrtimi i zbatimit të Udhëzimit Administrativ nr.02/2016  për Aktivitetet  Jashtëshkollore nga  Gjimnazi “Hamdi Berisha” në Malishevë.
  11. Shqyrtimi i kërkesës nr.02/125 datë:27.04.2018 e parashtruar nga banorët e lagjes “Hoti” nëMalishevë për ndarjen e mjeteve për rregullimin e varrezave.
  12. Shqyrtimi dhe miratimi i draft-Planit të veprimit të Komitetit për Arsim, Kulturë, Rini dhe Sport  për periudhën Maj-Dhjetor 2018.
  13. Emërimi i anëtarit nga zyra e Kryetarit të Komunës në Komisionin Komunal të Aksionarëve.
  14. Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës nr.02/178 datë:08.06.2018 të parashtruar nga anëtarët  e Kuvendit Komunal për inicimin e procedurave për miratimin e draft-Rregullores për Tokën bujqësore në Komunën e Malishevës.
  15. Shqyrtimi i kërkesës nr.02/186 datë:12.06.2018, e parashtruar nga shefi i Grupit të anëtareve të KK-së të Lëvizjes Vetëvendosje.
  16. Shqyrtimi i kërkesës nr.02/156 datë: 22.05.2018 të Kryesuesit të Komitetit për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim rural.
  17. Shqyrtimi i kërkesës nr.08/163 datë: 23.05.2018 e parashtruar nga Cen Desku, për 32 familjet  e  Lagjes Mirditë  në Malishevë.
  18. Shqyrtimi dhe miratimi i propozimeve për plotësimin me 3 (tre) anëtare të KKSB-së.
  19. Shqyrtimi i kërkesës nr.02/179 datë: 11.06.2018 i parashtruar nga kryesia e fshatit Bubavec.
  20. Shqyrtimi dhe miratimi i Planit vjetor të punës së KKSB-së, për vitin 2018.
  21. Informatë nga Drejtoria e Bujqësisë për përgatitjet e korrje-shirjeve për vitin 2018.
  22. Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës nr.01/707 datë:11.05.2018 për ndërrimin e destinimit të tokës bujqësore ne tokë ndërtimore për z.Qazim Bytyçi nga fshati Shkozë KK.Malishevë.
  23. Të  ndryshme.

Malishevë, Qershor 2018

Kryesuesi i Kuvendit

Rrahim Morina