Ja kur dalin paratë për komisionerët që punuan gjatë zgjedhjeve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dhënë sqarimin rreth mospagesës ndaj anëtarëve të këshillit të vendvotimeve, apo ndryshe të njohur si komisionerë të zgjedhjeve të 11 qershorit.

Zyra për Media e këtij institucioni ka treguar se janë në fazën e kompletimit dhe të korrigjimit të të gjithë dokumentacionit për anëtarët e Këshillave të Vendvotimit.

Sipas tyre, ata të cilat kanë qenë të angazhuar në të gjitha komunat shumë shpejti do të bëhet pagesa përkatëse.

Ndryshe, pjesa më e madhe e buxhetit të KQZ-së u dedikohet kësaj kategorie e cila është e angazhuar për zgjedhjet e përgjithshme.

Derisa raportohet se numri i tyre shkon mbi njëzetë mijë komisioner. /Indeksonline/