Ja ku ishte mbrëmë kryetari i Drenasit? (Foto)

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, që nga koha kur i kishte hyrë garës për të parin e kësaj komune, në zgjedhjet e jashtëzakonshme atje e edhe më vonë, është shndërruar në një personazh interesant për publikun, jo vetëm në komunën ku qeverisë.

Batutat simpatike të Lladrovcit e kanë bërë atë shpesh të shumë-komentuar dhe të shpërndarë, sidomos nëpër rrjetet sociale.

Tani, duke qenë se kanë afruar festat e fundvitit, Lladrovci është ftuar si mysafir edhe në emisionet festive të televizioneve, bashkë me yje të showbizit, shkruan gazetametro.

Këtë e ka bërë të ditur vet ai, përmes një postimi në Facebook, duke e bashkangjitur edhe një foto, ku shihet në mesin e shumë bukurosheve të estradës kosovare.

“Sonte, në një mbrëmje të paharrueshme, me Shkendën e këngëtarë të tjerë, mysafirë në një program festiv”.

Lladrovci, me këtë rast ka paralajmëruar për befasi. “Po, do të ketë befasi!”, ka shkruar ai.