Ja çka u diskutua në lidhje me Lladrovcin në seancën e Kuvendit Komunal në Malishevë

kuvendi-komunalKuvendi i Komunës së Malishevës, nën drejtimin e kryesuesit të saj, Aziz Thaçi,  ka mbajtur mbledhjen e dytë të radhës, për këtë vit.  Në këtë mbledhje ndër çështjet e shqyrtuara, ishte shpallja e një zonë në fshatin Lladrovc,  zonë me interes publik, me qëllim të ndërtimit të shkollës në këtë fshat.

Pikë me rëndësi në këtë mbledhje ishte miratimi i kërkesës së Kryetarit të Komunës, për shpalljen zonë me interes publik, të një zone në fshatin Lladrovc, me qëllim të ndërtimit të shkollës në Lladrovc. Kjo ishte edhe kërkesë e vet banorëve dhe kryesisë së fshatit, si dhe drejtorisë së shkollës dhe drejtorisë komunale të arsimit.