Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Ja çka shkruan gazetari norvegjez për Zekën gjatë luftës: Milaimi dëshironte të më eliminonte mua dhe… – Malisheva Press

Ja çka shkruan gazetari norvegjez për Zekën gjatë luftës: Milaimi dëshironte të më eliminonte mua dhe…

Sipas Pål Refsdal gazetar norvegjez, Milaim Zeka filmonte ushtarët e UÇK-së në Kukës dhe ua shiste agjencive të huja televizive?

Pål Refsdal është gazetar norvegjez i cili gjatë kohës së luftës ka raportuar nga Kosova. Gazetarin Pål Refsdal e njohin pothuaja të gjithë komandatët e UÇK-së sidomos në Drenicë.

Gazetari Pål Refsdal ka botuar librin GERILJA RAPORTEREN me shkrimet e tij gjatë luftës dhe ndër të tjerash në këtë libër përmend edhe Milaim Zekën, të cilin e ka takuar në Kukës në Shqipëri,

……. Po citoj. Një shqiptar me vendbanim në Suedi në këto dy javët e fundit erdhi në këtë terren. Ai quhet Milaim dhe se po punuaka për një televizion suedez.

Në kokë mbante një beretë me emblemë të UCK-së kurse në dorë një videokamerë.

Nga njëherë ishte gazetarë e herave tjera si ushtar i UCK-së… Unë nuk e kisha luksin të iritohem nga kjo sjellje e tij pasi që puna ime ishte të filmoj..

(fq189)…

…..Tre herë kam udhëtua nga Kukësi në drejtim të një baze serbe afër kufirit por në mendje e kisha që të hyjë mbrenda Kosovës e deri në Drenicë…

Një ndjenjë e kisha se do të ishte e vështirë të hyjë nga Shqipëria…fq 191

Këtu, kufiri është një linjë e vërtetë fronti, metër për metër. Ndoshta do të ishte më e lehtë nëpër kufirin e Maqedonisë nga ana e jugut.

…..Duke u khtyer nga postblloku ushtarak shqiptar u ndalova nga një udhëheqës i gueriles i cili ishte edhe shef i brigadës së atij regjioni.

Ai ishte Rrustem Berisha. Unë e kam pas takua edhe më heret dhe më është dukur arrogant në sjellje. Për këtë pak kisha dëshirë të bisedoj edhe një herë… Ky më thot se unë nuk jam njeri i mirë sepse po filmoj UCK-në e pastaj po shkoj në Kukës dhe po i shes inqizimet filmike e bisedat satelitore, përkthen ushtari i gueriles në gjermanishte.

Nuk kalojnë pak sekonda e unë e kuptoj përnjëherë se kush qëndron prapa gjthë kësaj….Milaimi me kamerën e tij dhe beretën e UCK-së.

Ai dhe oficeri korpulent Nasimi i cili më pat sjell këtu së pari.

Pasi që Milaimi kishte ardhë aty, Nasimi e vështirësoj punën time edhe më tepër.. Unë e kisha dyshimin se Milaimi dëshironte të më eliminonte mua dhe konkurrentët dhe se ai dëshironte të ishte i vetmi person me kamerë këtu në front e pastaj të krijoj monopol për shitje të inqizimeve…

Bërlloku ia arriti që ata të postbllokut edhe të më arrestojnë…Pastaj thash se të gjithë gazetarët i shesin filmat në Kukës…… po aty fq. 191

…….Tani Milaimi mund të luaj rolin e gazetarit krejtësisht i vetëm pasi që unë po nisem për në Drenicë, kah Shqipëria po të jen e mundur apo nga ana e Maqedonisë…..fq.193.

Image