Ja çka ka nënshkruar Thaçi në marrëveshjen e re për Demarkacionin? (Dokument)

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka bërë të ditur se ai dhe homologu i tij nga Mali i Zi, Filip Vujanoviq kanë nxjerrë një deklaratë të përbashkët për shënjimin e kufirit mes të dyja vendeve.

Thaçi e lexoi deklaratën gjatë konferencës, e cila parashikon formimin e një trupi të përbashkët punues me përfaqësues të Malit të Zi.

Ky grup, sipas Thaçit dhe deklaratës do të evidentojë mospajtimet në lidhje me vijën kufitare dhe do të bëjë korrigjimet e nevojshme në Çakorr e Zhlep.