Ja çka do të diskutohet sot në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal në Malishevë

Kuvendi Komunal në Malishevë, ditë më parë ka thirrur seancë urgjente për të shfuqizuar vendimin e korrikut të vitit të kaluar me anë të cilit ndalonte ekskursionet e maturantëve në Shqipëri.

Në njoftimin zyrtarë të Kuvendit Komunal të bërë publik në ueb faqen e Komunës, ftohen të gjithë anëtarët e Kuvendit Komunal që të marrin pjesë në këtë mbledhje e cila fillon në ora 11:00. Marrë parasysh zhvillimet e ditëve të fundit mbi këtë temë, sot pritet të ketë një debat të gjerë sa i përket kësaj pike.