Ja cili Konkurs u anulua nga Komuna! (Dokument)

Ditë më parë Komuna e Malishevës kishte shpallë konkurs të brendshëm për pozitën: Udhëheqës i Divizionit/Sektorit në Drejtorin e Shërbimeve Publike. Mirëpo çuditërisht pas mbylljes së afatit zyrtarë të Konkursit ku është e paraparë që të aplikonin zyrtarë të brendshëm të administratës komunale, Komuna ka njoftuar për anulimin e këtij konkursi me arsyetimin se nuk kishte aplikues të mjaftueshëm ashtu siç është e paraparë në Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës.

Po ashtu në njoftimin zyrtarë të Komunës thuhet se së shpejti do të kërkohet nga Ministria e Administratës Publike një pëlqim që lejon shpalljen e konkursit të jashtëm për këtë pozitë.