Ja çfarë thot Berat Morina për koalicionin PDK-AAK-Nisma

Aktivisti i shoqërisë civile Berat Morina, nëpërmjet një statusi në facebook ka komentuar koalicionin PDK-AAK-Nisma, nga përspektiva se si shihet në Komunën e Malishevës

Më poshtë statusi i plotë i tij:

“Koalicioni në Malisheve

Koalicioni PDK-AAK-NISMA, po quhet koalicion i luftës, koalicion i natyrshëm, i natës, i krimit etj. Mund te jetë cili do, por unë po e sqaroj si është ne Malisheve.
Ne Malisheve, ky koalicion është i tmerrshëm, është koalicion shkatërrues e tradhetues për qytetarin e Malishevës. Para pese muajve ne Malisheve ka filluar fushata informuese e dy partive pretenduese NISMA dhe PDK. Ne secilin fshat, ne secilën lagje e shtëpi, është fol e çka nuk është fole për njëra tjetrën, janë perla e janë share baba me bir e vëllai me vëlla, secili me bindjen e vet, e këta prapë bashke. Është koalicion i te larguarit nga puna me larguesin, i te linçuarit nga e drejta e punës për bindje partiake me linçuesin, është koalicion i komshiut qe nuk ka përfituar asgjë vetëm se e ka përkrahur njërën parti me komshiun qe ka përfituar çdo gjë se e ka përkrahur tjetrën.
Është koalicion i atij qe ka dal nga PDK-ja se është parti kriminale me atë qe ka mbete pse është parti shtet ndërtuese.
A do te kapërdihet e te merret si i mirëqenë unë nuk e di?”