Ja çfarë thonë qytetarët e Kosovës për vlerësimin e komisionit ndërkombëtar për Demarkacion me Malin e Zi!

qytetaret foto

Pak çaste pas publikimi të vlerësimit të komisionit ndërkombëtar për çështjen e Demarkacionit me Malin e Zi, “Gazeta Blic” e ka bërë një anketë rreth këtij vlerësimi, me ç’rast janë përgjigjur qindra qytetarë kundër punës së ekipit të ekspertëve ndërkombëtar.

Një nga qytetarët mendojnë se vlerësimi i ekspertëve ka qenë i kurdisur, njofton gazetablic.com

“ E turpshme, bombë e kurdisur me qëllim që të shpërtheje. Dikujt po i duhet konflikt i brendshëm. Prandaj jemi këtu ku jemi”, ka thënë qytetari.

Një tjetër qytetar, punën e ndërkombëtarëve në këtë çështje e sheh si një lojë.

“Marre, marre po Kosova edhe vend i vogël edhe me iu marrë tokë nuk po di çka bëhet kështu veç një du me ia thanë të ndjerit dr.Ibrahim Rugova ia falën tokën, bashkpartiakët ti u bën me ata që nuk e dashen,  marrë u koftë këtyre që luajnë këso lojëra”, ka thënë një qytetar

Qytetari tjetër i shlyer pak në moshë i cili e kundërshton vlerësimin e komisionit, thotë se duke iu besuar të huajve, e kemi këtë gjendje në të cilën jemi.

“Po duke ju besuar komisioneve dhe politikanëve ndërkombëtar e kemi këtë territor të zvogluar e të sakatuar. Po more vëlla qysh dreqin nuk po iu vjen turp e po formojnë këso lloj komisionesh pa kurrëfar kriteresh, vetëm a është i huaji edhe duhet pa tjetër me i besua po çka është kjo po çka ua ndinë atyre për territor të Kosovëës”, ka thënë i nervozuar ky qytetar.

Një nga qytetarët i cili po ashtu është kundër komisionit e ka ngritur një çështje interesante rreth kësaj pune, i cili thotë se pse nuk kanë qenë në mesin e ndërkombëtarëve edhe ekspert vendor që vlerësimi të ishte më i saktë, duke dyshuar se puna e ekspertëve ndërkombëtar ka qenë e paguar nga presidenti Ahshim Thaçi, njofton gazetablic.com

“Pse në komision nuk morën pjesë edhe ekspert vendor dhe te pavarur ku me besua populli që Hashim Thaçi si ka paguar këta ekspert si në rastin e Kushtetueses”, ka thënë qytetari.