Ja çfarë moti do të kemi këtë javë në Kosovë

Gjatë pesë ditëve javës fushat me presion të ndryshueshëm atmosferik të cilat kanë përfshirë Ballkanin do të karakterizojnë mot kryesisht të vranët dhe me intervale me diell, bën të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Sipas IHMK-së, vranësirat do të jenë të pa qëndrueshme duke krijuar kushte për reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius, ndërsa  maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 18-22 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga verilindja dhe veriperëndimi me shpejtësi deri 11m/s.