Ja çfarë moti do të kemi këtë fundjavë

foto motiParashikimi i motit për fundjavë nga IHMK.

Gjatë këtyre dy ditëve të vikendit do të mbajë mot kryesisht me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 31-33 gradë Celsius. Gjatë natës së dieles në pjesen veriore të vendit pritet të vijnë reshjet e shiut të cilat do të vazhdojnë gjatë tri ditëve të para të javës së ardhshme. Temperaturat maksimale do të pësojnë ulje të lehta dersa minimalet do ti ruajnë këto vlera të ditëve të fundit. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-7m/s