Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Ja çfarë mesazhi i shkruan Kadri Veselit vajza e Sabit Gecit – Malisheva Press

Ja çfarë mesazhi i shkruan Kadri Veselit vajza e Sabit Gecit

kadri veseliFitore Geci vajza e ish-komandantit të UÇK-së, Sabit Geci ka kritikuar kreun e Kuvendit të KosovësKadri Veselin se babai i saj sot nuk u përmend në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit ku u diskutua për vlerat e luftës së UÇK-së, raporton Kosovapost.

Postimi i plotë i Fitore Gecit në Facebook:

‘Edhe sa kohë do të presim ne si familje që deputetët, e në veçanti kryetari Kadri Veseli, t’a thonë të vërtetën?! Të flasin. Kryetari Veseli duhet të tregojë se kur do të dalë në dritë drejtësia për të cilën na thoshte se do ta dalë? Kur do të zbardhet e vërteta për prindin tonë? E vërteta në të cilën kryetari deri vonë na thoshte se e beson plotësisht? Sot l, ju kryetari Veseli, bashkeluftëtarë e miq të PDK-së dhe partive tjera harruat Sabit Gecin. Nuk e përmendni sepse ishte i pari komandant i përsekutuar nga ky sistem që ndjek clirimtarët dhe aminston kriminelët?! Nuk e keni përmendur atëherë sepse shpresonit se vetë do të shpetoni nga sistemi i padrejtë i drejtësisë. Mos harroni, viktimë e cilitdo sistem të padrejtë të drejtësisë do të jenë të gjithë, por sidomos ata që e ndertuan. Kryetar, sot nuk të shkoi ndërmend për bashkëluftetarin besnik, invalidin e luftës dhe njerin prej të parëve. Nuk t’u kujtua fare njëra nga shtyllat e UÇK-së. Apo t’u kujtua por nuk munde me e kujtu? Nuk guxove?! Po ua përkujtoj ,Sabiti është i denuar 15 vite për krime lufte. Qe 6 vite e gjashtë muaj po e vuan një denim të padrejtë dhe në kushte të rënda shendetësore. Përndryshe tërë Drenica e Kosova e dinë çfarë lufte bëri ai. La gjymtyrët në luftë, jo sikur disa nga ju që as nuk u gërvishtet. Bëri luftë në Kosovë e jo në Shqipëri sikur shumë prej jush. U burgos për krime lufte andaj e ndjejmë padrejtësinë. Ju, disa nga bashkëluftetarët e dini këtë .Neve na vjen keq për të gjithë ata që denohen për krime lufte .Për fund, prej kujt po frikësoheni burra? Prej atyre që kurrë se deshën luftën? Atyre qe u shkoni në oda e u kërkoni besë?! Apo vertetë jeni bindur se lufta nuk ishte e drejtë?! Cfarë është ky inferioritet?! Kjo sjellje struci me shpresën që të shpetoni veten? Ngriteni kokën dhe mos u turproni nga ajo që bëtë në luftë. Për veprimet e pasluftës, Zoti u ndihmoftë!’