Ja çfarë mendon për Begajn dhe Gashin ish kandidati për kryetar të Malishevës?

Balotazhi në Malishevë përballë doktorrit dhe komercialistit!

Së pari këto mburrjet e kryetarëve të tanishëm të komunave duken shumë absurde sepse ata nuk zgjedhen kryetarë për t’i ruajtur zyret e komunave, nuk zgjedhen se cili po flet më mirë e as cili është më i bukur, ata zgjedhen kryetarë për të kryer punë, dhe garojnë se cili po kryen punë më shumë dhe se cili po punon në interes të qytetarëve!

Tanimë, meqë jemi mes dy zgjedhjeve që të votohet kandidati i PDK-së, doktor Mursel Gashi apo ai i Nismës Ragip Begaj, dhe nuk kemi një zgjedhje të tretë apo zgjedhja e tretë e vetme është mosdalja në zgjedhje apo dalja dhe prishja e votës, e që mendoj që nuk do të ishte veprim i duhur. Unë së pari si qytetar i thjeshtë, pastaj edhe si një politikbërës i ri, duke parë debatet mes dy kandidatëve në balotazh për kryetar të komunës së Malishevës, e sidomos debatin në KLAN KOSOVA, ku dr. Mursel Gashi ishte më konçiz, më konkret, dhe pati një çasje më të mirë se kundërkandidati i tij e që në asnjë debat që unë kam marrë pjesë nuk ka pasur program zhvillimor përveç disa fotografive që krenohej me ndërtimin e shkollave, krenohej me disa kilometra asfalt jo cilësor dhe me disa kilometra kanalizim jofunksional.

Andaj duke u nisur nga parimi ynë fetar kur janë dy të këqija duhet zgjedhur të keqen më të vogël (e keqja më e vogël në këtë rast është PDK), unë preferoj dhe do të votojë për dr. Mursel Gashin, për të kaluarën e tij humane si doktor, për kontributin e tij në luftë si mjek i UÇK-së, dhe mendoj se duhet dhënë mundësia dhe është në të mirë të qytetarëve ndryshimi i akterëve politikë në çdo katër vite.

Për fund, të gjithë ata 132 votues që më besuan mua, vizionit tim, ideologjisë sime, iu bëj thirrje që ta përkrahim doktorin, ta bëjmë ndryshimin sepse ndryshimi në çfardo rrethane është më i mirë se mosndryshimi!

Shkruan mes tjerash Bytyçi, ish kandidati për kryetar të Komunës së Malishevës.